Rumuni sherr me shqiptarin, i shkatërron biznesin (Video)

schedule21:30 - 5 Maj, 2019

schedule 21:30 - 5 Maj, 2019

Një shtetas rumun ka shkatërruar gjithçka në lokalin në pronësi një shqiptari në Itali. Ngjarja ka ndodhur natën e 29 Prillit në Torino. Fillimit rumunin e kishin larguar nga lokali pasi ishte i dehur, por për t’u hakmarrë ai ishte rikthyer dhe kishte kthyer gjithçka përmbys.

Pamjet filmike të agresivitetit dhe dhunë së ushtruar nga rumuni janë bërë publike nga policia italiane. Gazeta “La Stampa”, raporton se pas kthimit në lokal ai kishte qenë i armatosur me një pistoletë, ndërsa me një shufër hekuri ai shkatërroi gjithçka në lokal.

Përveç rrahjes së pronarit, rumuni goditi me shufër mbi banak, mbi gota, mbi derën e xhamit. Autoritet raportojnë për dëme të konsiderueshme materiale nga shkatërrimi i kryer. Constantin Capraru 39-vjeç pa një vendbanim fiks në Itali u hakmor pasi pretendoi se e kishin larguar me pa të drejtë nga lokali. Shqiptari i dëmtuar arriti të njoftonte në kohë policinë, e cila  arrestoi 39-vjeçarin. Pas sulmit 32- vjeçari shqiptar u dërgua në spital për trajtim mjekësor dhe gjendja e tij shëndetësore sipas doktorëve paraqitet e stabilizuar.

Por shqiptari i përfshirë në konflikt në një interviste për abcnews.al sqaron të vërtetën e ngjarjes së  29 Prillit duke hedhur poshtë pretendimet e mediave italiane se kishte mbetur i dhunuar nga rumuni. Shqiptari ka shtuar se  gjithçka kishte nisur pas një lidhje intime mes bariste  (rumune) dhe  bashkëkombësit të saj, 39 vjeç Constantin Capraru. Ai shprehet se në momentin që ka ndodhur ngjarja në lokal ishin disa klientë dhe baristja, kjo e fundit e ka njoftuar për shkatërrimin e lokalit që po bënte rumuni.

Abcnews.al: Mediat italiane shkruajnë se ju jeni dhunuar nga rumuni. Si është e vërteta?

Shqiptari: Lajmi në mediat italiane është i gabuar.  Mua nuk më ka prekur njeri me dorë.  E vërteta është se ai rumuni është akoma në spital që prej datës 29 Prill. Unë nuk kam qenë aty kur ka ndodhur ngjarja, por më ka lajmëruar baristja dhe kam shkuar aty menjëherë. Rumuni kishte thyer gjithë xhamat e lokali po unë ati i kam thyer brinjët.

Abcnews.al: Çfarë ndodhi konkretisht natën e 29 Prillit në lokalin tuaj?

Shqiptari: Karabinieri më tha që të deklaroi që më ka qëlluar edhe ai mua që mos kisha problem me shtetin pasi ai është në gjendje të rëndë shëndetësore. Kështu tha ti del pa problem se je vetëmbrojtur. Prandaj kanë shkruar kështu mediat italiane. Thjesht për këtë, por e vërteta është se karabinieri e ka gjetur si në fotot që iu kam dërguar. Rumuni ka 2 muaj që ka ardhur si klient në lokalin tim. Klientët tjerë më kanë thënë disa herë se ai sillet si ka dëshirë në lokalin tim, kur unë nuk isha prezent.  Disa herë e kam larguar nga lokali duke i thënë se nuk të dua si klient në lokalin tim, pasi më kanë thënë se nuk je duke u sjellë mirë. Natë e 29 Prillit unë kalova nga lokali në orën 01: 15 minuta dhe e gjeta aty. (Për intervistën e plotë klikoni këtu)/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!