Rumani, dhjetra mijëra persona dalin në rrugë për të protestuar përsëri kundër një plani të qeverisë për rishikimin e ligjit të sistemi të drejtësisë. Protestuesit janë tërësisht kundër këtij plani qeveritar për të vënë nën kontroll drejtësinë.
Mijëra qytetarë rumunë të indinjuar mbushën rrugët e Rumanisë ditën e dielë, në një protest masive kundër planit të qeverisë në pushtet për të rishikuar ligjin për sistemin e drejtësisë. Demostruesit thanë se ndryshimet që kërkon të realizojë partia Social Demokrate në pushtet, do ta vendosin sistemin e drejtësisë nën kontroll politik dhe do të minojne përpjekjet anti-korrupsion.
Ish-Kryeministri Dacian Kiolos ishte në mesin e protestuesve. Ai theksoi, se për Rumaninë është thelbësore që drejtësia të lejohet të kryejë punën e saj dhe askush nuk duhet të përdorë fuqinë politike në parlament ose qeveri për të cënuar sistemin e drejtësisë në interes të lidereve politike te akuzuar per korrupsion.
Protesta e së dielës është më e madhja dhe masivja ne kete vend që nga protestat anti-korrupison në fillim të vitit.
Demostratat shpërthyen më herët këtë vit pasi qeveria mori vendim për të dekriminalizuar ligjin që dënote zyrtarët që ishin në hetim për korruspison. Plani u hodhë poshtë pas dy javësh protesta të fuqishme cdo ditë.
Sipas gazëtarëve rumunë, veprimet e qeverisë janë shembulli klasik i konfliktit mes elitës që kërkon të mos denohet dhe shoqërisë progresive. Prokurorët rumunë vitet e fundit kanë hetuar qindra zyrtarë publikë me akuza të korruspisonit./abcnews.al