Ruiz: E pamundur t’i thuash jo PSG-së, privilegj të luash me Messin, Mbappe dhe Neymar

schedule15:50 - 21 Shtator, 2022

schedule 15:50 - 21 Shtator, 2022

Fabian Ruiz , ish-mesfushori i Napolit sot te PSG, është intervistuar nga “El Pais”. Spanjolli ka folur për transferimin e tij te klubi parizien, ndërsa është shprehur se PSG-së nuk mund t’i thuash jo.

“Sapo mbërriti oferta, që të gjithë besuam se ishte e mirë, nuk mund t’i thuash jo një klubi si PSG. Kisha një vit të mbetur në kontratën time. Dhe unë dhe Napoli ishim të interesuar të gjenim një akomodim për bashkëpunimin. Mendoj se ishte një zgjedhje shumë e mirë. Kjo ndodhi ndërsa isha i përqendruar në përgatitjen time për Napolin.

Agjentët e mi më thirrën për të më informuar se PSG ishte e interesuar, pastaj fola me Luis Campos i cili më shpjegoi projektin. Më pas fola edhe me trajnerin Galtier, i cili më shpjegoi mënyrën e tij të lojës, idetë. Ato biseda ishin shumë të bukura, më dhanë besimin, dëshirën për të qenë këtu me ta, për të punuar së bashku.

Në fillim, është impresionuese t’i shohësh lojtarët më të mirë së bashku, duke e ditur se do të ndërrohesh me ta, do të jetosh me ta çdo ditë. Është një privilegj. Mirëpo, në të njëjtën kohë, ata janë djelmosha normal. Ata ma kanë dhënë lirinë totale, deklaroi futbollisti spanjoll për mediumin “El Pais”,  ka theksuar Ruiz. /f.a/abcnews.al