Rudina Hajdari ngre alarmin në Parlament: Investimet strategjike mbështeten nga Kina

schedule11:30 - 18 Dhjetor, 2019

schedule 11:30 - 18 Dhjetor, 2019

Në kuvendin e Shqipërisë ditën e sotme do të diskutohen 22 pika të rëndësishme, një prej të cilave është diskutimi i projektligjit “Për një ndryshim në ligjin “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”.

Në lidhje me këtë deputetja Rudina Hajdari, ka ngritur shqetësimin se investimet strategjike që kërkohet të kalohet në parlament janë investime të ardhura nga vendet lindore si Kina dhe Turqia për të cilat SHBA ka ngritur shqetësim.

“Rendi i ditës është shumë i rënduar. Kjo tregon qartë që qeverisa kërkon të shmanget dhe e përdor këtë Kuvend për të miratuar ligje që as nuk kuptohet pse me kaq shpejtësi të madhe. Jemi një shtet i vogël dhe ndërkohë kalojmë ligje pa fund. Qeveria kërkon të shmangë vëmendjen me këto lloj fjalimesh që nuk asnjë lloj interesi për publikun. Në ligjin për investimet strategjike, uroj që të mos jenë investime strategjike që vijnë nga vende si Kina dhe Turqia të cilat do të dëmtojnë jashtëzakonisht vendin tonë. Këtu thuhet se duhet të kemi investime nga Kina për të projektuar qytete si “smart cities” por këto janë investime të cilat janë mbështetura nga qeveria e Kinës. Duhet të jeni më serioz dhe të kontrolloni këto lloj investimesh. SHBA po ngre alarmin për këto lloj investimesh, nuk duhet ti kthejmë kurrizin vendeve perëdnimore sepse shumë investime nga vendet perëndimore nuk duan të investojnë në Shqipëri pa u mbaruar procesi i reformës në drejtësi pasi nuk ka besim asnjë të investojë këtu. Investimet strategjike që pretendohet se do vijnë janë thjesht mbulime për investimet lindore”, tha ajo.

Ndërsa ishte duke mbajtur fjalën Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka ndërprerë fjalën me arsyetimin se fjala e handarit nuk kishte lidhje me procedurën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!