Rudiger: Nuk po luaj, jam i mërzitur. Racizmi? Më gëzojnë masat e marra

schedule14:18 - 21 Dhjetor, 2020

schedule 14:18 - 21 Dhjetor, 2020

Antonio Rudiger nuk po merr minuta te Chelsea dhe një gjë e tillë e ka trishtuar. Mbrojtësi gjerman dëshiron të marrë një ftesë nga Low për Euro 2021, por vështirë të ndodhë nëse nuk luan.

Gjithsesi, 27-vjeçari nuk është dorëzuar dhe po punon të bindë Lampard t’i dhurojë një fanellë titullari, teksa flet edhe për racizmin në prononcimin e dhënë për ZDF.

Nuk po luaj dhe jam i mërzitur, por deri në janar mund të ndodhin shumë gjëra. Merkato? Të shohim se çfarë do të ndodhë. Unë e kam pranuar këtë sfidë dhe do të luftoj për një post titullari.

Racizmi? Shoh që disa gjëra janë bërë, ka përmirësim në përgjithësi në Angli. Sigurisht që nuk mund të pretendojmë të eliminohet 100% ky fenomen, por jam i kënaqur që janë marrë disa masa“, deklaron Rudiger. /abcnews.al