Rudiger: Jam “luftëtar”, Reali do vuajë me ne. Kanë eksperiencë? Kujt i plasi!

schedule13:17 - 26 Prill, 2021

schedule 13:17 - 26 Prill, 2021

Antonio Rudiger vlerëson Real Madrid në prononcimin e dhënë për Marca, teksa lëshon një paralajmërim për skuadrën e Zidane. Chelsea do të luaje duelin e parë gjysmëfinal të Champions League nesër në mbrëmje.

Skuadra e Thomas Tuchel dëshiron të marrë një rezultat pozitiv për ta pasur me të thjeshtë ndeshjen e kthimit. Mbrojtësi gjerman i “Bluve të Londrës” analizon duelin me kampionët e Spanjës. “Nuk ka duele të lehta në raundin gjysmëfinal.

Reali është një kundërshtar i jashtëzakonshëm, por ne po paraqitemi shumë mirë. Mendoj se njerëzit kanë më shumë pritshmëri nga Reali sesa nga ne. Do të jetë një ndeshje shumë e komplikuar.

Nuk shoh gjithë ditën futboll, por i kam ndjekur disa ndeshje të Realit, sidomos El Clasico-n ndaj Barcelonës. Ne po e përgatisim ndeshjen ndaj tyre si ndeshja e radhës. E dimë që ata kanë shumë histori në këtë turne, por nuk ka aspak rëndësi një gjë e tillë.

Ata duhet ta kenë të qartë se është shumë e vështirë të luash kundër Chelsea. Kam respekt të madh për Zidane. Ai ishte një futbollist fenomenal, futbolli i tij ishte art i vërtetë. Zizou po tregon se është madhështor edhe si trajner.

Ai ka fituar shumë trofe në Madrid, por këto gjëra nuk ndikojnë aspak tek unë në momentin që fillon ndeshja. Përkufizimi për veten time? Jam i fortë dhe luftëtar“, përfundoi Antonio Rudiger. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!