Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ruçi pret numrin dy të parlamentit polak

schedule13:13 - 6 Qershor, 2019

schedule 13:13 - 6 Qershor, 2019

Shqipëria merr mbështetje nga Polonia për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me BE. Qëndrimi i është përcjellë në Tiranë kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi nga zëvëndëskryetari i parlamentit polak Ryszard Terlecki.

Numri dy i parlamentit të Polonisë nënvizoi se delegacioni parlamentar polak ka ardhur në Shqipëri për t’i dhënë një mbështetje të hapur procesit të integrimit europian të Shqipërisë dhe për të nxitur Këshillin Europian të hapë menjëherë negociatat me Shqipërinë, duke bërë të ditur se parlamenti dhe qeveria e Polonisë kanë mbështetjen e të gjitha grupimeve politike për mbështetjen e politikave të zgjerimit të BE-së drejt Ballkanit Perëndimor.

Zgjerimi i Europës duhet të zhvillohet paralel, madje edhe si prioritet para forcimit të BE-së. 27 eurodeputetët polakë do të kërkojnë hapjen e negociatave me Shqipërinë që në mbledhjen e parë të Parlamentit Europian.

Kryetari i kuvendit Ruci dhe zëvëndëskryetari Terlecki folën edhe mbi forcimin e bashkëpunimit parlamentar midis Parlamentit të Polonisë dhe Kuvendit të Shqipërisë, intensifikimin e shkëmbimeve të përvojave midis komisioneve parlamentare, sidomos atyre të ekonomisë, mbrojtjes e sigurisë, politikës së jashtme si edhe mbi rolin konstruktiv të Shqipërisë dhe shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor.  /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!