Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi thotë se nuk ka vend për festë për rekomandimin e Këshillit Europian për hapjen e negociatave të antërësimit të Shqipërisë në vitin 2019. Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, Ruçi ka renditur edhe aktet ligjore që do ndërmarrë kuvendi gjatë një viti, si pjesë e detyrave për Shqipërinë.
Në vjeshtë, institucionet e reja të drejtësisë, por edhe gjykatat mund të jenë gati. Këtë këndvështrim optimist ka shprehur kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, gjatë bashkëbisedimit me gazetarët.
Është fitore por s’ka arsye për të festuar vendimi për që shtyn me një vit hapjen apo jo të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Këtë këndvështrim ka kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Ndër detyrat që rendit kreu i Kuvendit renditi në bashkëbisedimin me gazetarët është funksionimin e SPAK dhe Byros Kombëtare të Hetimit. Mosfunksionimi i Gjykatës Kushtetuese kërkon ritëm më të shpejtë, të cilin kryeparlamentari Ruçi thotë se edhe ai vetë po e nxit.
Bashkëpunimi mazhorancë-opozitë është i domosdoshëm për miratimin e disa ligjeve të rëndësishëm. Por opozita ka bërë rezistencë, duke kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, si një nga kushtet që për t’i dhënë vendit reformën e duhur të drejtësisë. Kryetari i Kuvendit zgjedh t’i përgjigjet me fjalë të kujdesshme kërkesës së opozitës.
Megjithatë kryeparlamentari Gramoz Ruçi premtoi se prioritet i Kuvendit gjatë periudhës deri në hapjen e negociatave të anëtarsimit në BE si dhe pas hapjes së tyre do të jetë forcimi i dialogut politik konstruktiv dhe të qëndrueshëm ndërmjet mazhorancës parlamentare dhe opozitës./abcnews.al