Ruçi në Ditën e Varfërisë: Problemi ynë nuk janë të pasurit, por të varfërit

schedule17:36 - 17 Tetor, 2018

schedule 17:36 - 17 Tetor, 2018

Nën kujdesin e kryetarit të kuvendit Gramoz Ruçi është zhvilluar një tryezë pune me të pranishëm përfaqësues të qeverisë, komisioneve parlmaentare, deputetë dhe antarë të shoqërisë civile. Për qeverinë në front të luftës kundër varfërisë janë reformat e ndërmarra gjatë 5 viteve të fundit.

Në aktivitetin e organizuar nga kryesia e Kuvendit në ditën botërore kundër varfërisë, titullari i këtij institucioni Gramoz Ruçi theksin e luftës së qeverisë ndaj këtij fenomeni e vendosi tek reformat e ndërmarra.

Ruçi: “Qeveria ka marrë disa reforma si ajo e pensioneve dhe ndihma ekonomike lufta kundër informalitetit etj, rritja ekonomike në 4% është shoqëruat me rrijtne e punësimi në 5%”.

Më pas një koment politik.

Ruçi: “Problemi ynë nuk janë të pasurit dhe as pasuria, por varfëria dhe të varfrit. Të gjithë jemi të bindur që 80 mijë lekë të vjetra janë të pamundura”.

Për zv.kryeministren Senida Mesi, janë reformat që nxisin rritjen e investimeve ato që janë në front të kësaj lufte.

Senida Mesi: “Reformat dhe punësimi janë çelësi i suksesit në luftën kundër varfërisë. Punësim në vend të ndihmës ekonomike është objektivi i qartë i qeverisë për të ndihmuar të gjitha familjet në nevojë, përmes bashkëpunimit të biznesit me Shërbimin Kombëtar të Punësimit. Ne jemi fokusuar tek nxjerrja e familjeve nga varfëria dhe vetëm vendet e reja të punës në këto katër vite janë dritë në shumë familje shqiptare.Në 2018-2021 do të kemi një kërcim të rëndësishëm në shifrat e punësimit falë programit për nxitjen e punësimit që synon rritje ekonomike me anë të punësimit”.

Erinda Ballanca artikuloi kërkesën kryesore të qytetarëve referuar Avokatit të Popullit.

Erinda Ballanca: “Që nga viti 2012 institucioni i Avokatit të Popullit ka kërkuar të përcaktohet minimumi jetik dhe është udhëzuar që të ndiqet me përparësi dhe ky minimum duhet të ishte 16 mijë lekë në muaj dhe për shkak të ndryshimeve në strukturat e qeverisë kjo çështje ka ngelur pa u çuar më tej”.

Shfrytëzimi i pasurisë kombëtare u identifikua nga kreu i kuvendit si një nga armët më të forta për luftimin e varfërisë në vend, gjatë tryezës ku të ftuar ishin përfaqësues të qeverisë, komisioneve parlamentare dhe shoqërisë civile. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!