Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi thirri sot mbledhjen e grupit të deputetëve “Miqtë e Fëmijëve”, me pjesëmarrjen e disa ministave dhe përfaqësuesit të UNICEF në Shqipëri, Roberto Bernardi. Ndër arritjet e vitit që lamë pas, kreu i Kuvendit njohu ndryshimet në kuadrin ligjor të vendit. Kreu i Kuvendit, Ruçi sugjeroi hartimin e një Rezolute të Kuvendit për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, e cila do të specifikojë detyrimet në këtë aspekt për të gjithë institucionet dhe aktorët.
Mbledhja e radhës e grupit të deputetëve “Miqtë e fëmijëve” do të zhvillohet në datën 1 prill. /abcnews.al