Kujtim Gjuzi vazhdon ta mbajë “inate” me kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi. Në seancën e sotme plenare, deputeti opozitar i kërkoi sërish kryetarit të Kuvendit që të mos e ndalojë që të bëjë replikë me kryeministrin Edi Rama. Gjuzi i kujtoi Ruçit rregulloren.
“Me ça të drejte shkelni nenin 49 dhe 50 të rregullores. Pse nuk lejoni replikë me kryeministrin. Nëse unë të drejtohem të drejtohem se je kryetar i Kuvendit. E them se kam një konsideratë për atë që ju thoni si kryetar kuvendi. Kurrsesi nuk mund të jem dakord me ju që nuk më lejoni të bëj replikë. E mban vendin me dhunë. Kushdo që të jetë nëse kemi replikë duhet të na lesh. Kujdes zoti kryetar”, tha Gjuzi.
Mirëpo i menjëhershëm ishte reagimi i Gramoz Ruçit i cili i kërkoi Gjuzit tre gjëra. Një ndër to ishte që herë tjetër të jetë i veshur sipas rregullores së Kuvendit.
“Kujdes Zoti Gjuzi, kur të flasësh në emër të rregullores. E dyta të flasësh me etikë dhe e treta herë tjetër në Kuvend të jesh i veshur sipas rregullores së Kuvendit”, tha Ruçi./abcnews.al