Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rubio: Edhe disa javë luftë! SHBA kanë objektiva të qarta për Iranin, në prag të arritjes

schedule19:45 - 27 Mars, 2026

schedule 19:45 - 27 Mars, 2026

Sekretari i shtetit amerikan, Marco Rubio tha se lufta ndaj Iranit do të përfundojë brenda disa javësh, jo muajsh. Pas një takimi me homologët e tij të G7, kryediplomati amerikan tha se Shtetet e Bashkuara kanë objektiva dhe janë të bindur se janë në prag të arritjes së tyre.

Megjithatë i pyetur për mundësinë e një pushtimi të mundshëm tokësor të Iranit, sekretari i shtetit tha se nuk do të diskutojë me median taktika ushtarake, por  presidentit do t’i jepen të gjitha mundësitë për t’u përshtatur me rrethanat.

Gjatë një takimi në Francë, Ministrat e jashtëm të G7 bënë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të sulmeve kundër civileve dhe infrastrukturës civile në luftën në Lindjen e Mesme.



Diplomatët dolën me një deklaratë të përbashkët, në të cilën theksuan rëndësinë e minimizimit të ndikimit të konfliktit tek partnerët rajonalë, popullatat civile dhe infrastrukturën kritike.

Ministrat gjithashtu përsëritën nevojën për të rikthyer lirinë e sigurt dhe pa pagesë të lundrimit në Ngushticën e Hormuzit.

Anëtarët e G7 janë Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia dhe Japonia, së bashku me Bashkimin Evropian.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio iu bashkua homologëve pasi diferencat mes Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve kanë qenë të shumta në lidhje me luftën në Iran.

Shumica e aleatëve më të ngushtë të Amerikës e kanë përshëndetur luftën me Iranin me skepticizëm të thellë, reagime që u shfaqën ndërsa ministrat e jashtëm të G7 u takuan jashtë Parisit.

Por Rubio theksoi pas takimit se Uashingtoni në fakt nuk u ka kërkuar aleatëve që të përfshihen në luftë, por theksoi rëndësinë e nje plani global per te mbajtur te hapur Ngushticën e Hormuzit.

Ministri i jashtëm francez tha pas takimit se Rubio ka rënë dakord të informojë Këshillin e Punëve të Jashtme të Bashkimit Europian dhe të punojnë së bashku për të gjetur një zgjidhje për të zgjidhur bllokimin në Ngushticë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!