Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rubio: Bisedimet me Ukrainën për marrëveshje janë produktive, por duhet më shumë punë

schedule07:54 - 1 Dhjetor, 2025

schedule 07:54 - 1 Dhjetor, 2025

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, thotë se bisedimet me Ukrainën për një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë ishin produktive, por ka “më shumë punë për t’u bërë”.

Në bisedimet, të mbajtura në Florida, mori pjesë një delegacion ukrainas i udhëhequr nga sekretari i këshillit të sigurisë kombëtare, Rustem Umerov, kryenegociatori i ri i Ukrainës.

Në takim ishin gjithashtu i dërguari i Presidentit Donald Trump, Steve Witkoff, dhe dhëndri i Trump, Jared Kushner. Witkoff do të vizitojë Moskën për bisedime javën e ardhshme.

Umerov u emërua për të zëvendësuar negociatorin kryesor të presidentit ukrainas, Andriy Yermak, pasi ai dha dorëheqjen pas një bastisjeje anti-korrupsion në shtëpinë e tij.

Takimi i së dielës është hapi i fundit në dy javë aktiviteti të dendur diplomatik.

Kjo u nxit nga rrjedhja e një plani paqeje prej 28 pikash të SHBA-së, i cili tronditi Ukrainën dhe aleatët e saj evropianë, të cilët dukeshin se favorizonin Rusinë, e cila pushtoi Ukrainën gati katër vjet më parë.

“Nuk ka të bëjë vetëm me kushtet që i japin fund luftimeve”, tha Rubio në takimin në Hallandale Beach, në veri të Miamit.

“Bëhet fjalë edhe për kushtet që i japin Ukrainës mundësinë për prosperitet afatgjatë… Mendoj se ne ndërtuam mbi këtë sot, por ka ende punë për t’u bërë.”, shtoi ai.

Rubio i tha gjithashtu delegacionit ukrainas se qëllimi i bisedimeve të paqes me Rusinë është që Ukraina të mbetet “sovrane, e pavarur dhe e begatë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!