“Ruani fëmijët e veten”, aktorja shqiptare sëmuret rëndë nga gripi

schedule16:12 - 7 Dhjetor, 2021

schedule 16:12 - 7 Dhjetor, 2021

Aktorja e njohur, Teuta Krasniqi, ka treguar se është e sëmurë me grip, por jo me koronavirus.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo thotë se ky është një nga rastet e rralla duke shtuar se është në një gjendje jo të mirë shëndetësore.

“Unë COVID nuk kam pas e nuk e di sa i vështirë është, po ashtu jam e vaksinuar por që fiks një javë jam e shtritë prej gripit (jo COVID) e hala s’po shoh shumë përmirësim.

Shumë rrallë sëmuren e duke u mbështetur në imunitetin tim të fortë si duket e kam neglizhuar veten. Qeto vjet i kam bo e kurrë në jetë nuk më ka qitë përtokë asgjë ma shumë se ky grip. Aman ruani fëmijët e veten sepse nuk qenka hajgare”, ka shkruar ajo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Teuta Krasniqi (@teutakrasniqi)

Edhe pse situata me pandeminë aktualisht duket se është nën kontroll, shumë prej njerëzve kanë pasur ankesa për këtë lloj gripi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!