Gjatë rrëfimit të tij në emisionin “Pas Mesnate”, piktori i njohur nga Pogradeci, Anastas Kostandini ka zbuluar dhe disa bobina origjinale nga vitet ’80.
Ai ka theksuar se ato dikur i përkisnin gjeniut të poezisë, Lasgush Poradecit, i cili ka regjistruar me zërin e tij.
Kostandini ka treguar se gjatë momentit të regjistrimit të poezive, Poradeci nuk i lexonte, por i dinte të gjitha përmendësh.
“Kjo është bobina origjinale në fillim të viteve ’80 dhe Lasgushi me ndihmën e disa progadecarëve me të cilët ishte shumë i afërt dhe ndante shumë gjëra. Besohej shumë që Lasgushi kishte një filtër shumë të madh nga njerëzve, të cilët i quante falso dhe jo falso. Këta ishin njerëzit e tij të dashur, të cilët ai nuk mund t’i refuzonte. Kishte siguruar një manjetofon shumë modest të një qendre kulturore dhe mundën të regjistrojnë, pasi gjetën dhe një moment shumë të përshtatshëm dhe për vetë poetin që ai të ndihej mirë. Kështu që ai u ndje shumë mirë dhe i ka regjistruar pa i lexuar, por të gjitha përmendësh. Pikërisht, këtë bobinë e ka pasur një miku i tij i dashur, që gjithashtu ka qene miku im shumë i dashur. Ai ma la mua si një relike që mund ta përdorja për lloj lloj gjërash, por me një shoku tim pogradecar gjithashtu është bërë publike. Kështu që zëri i Lasgush Poradecit i takon të gjithëve tani”, u shpreh piktori./abcnews.al