Rrugorja në aksion/ Brenda një javë arrestohen 45 shoferë, pezullohen 109 leje drejtimi dhe mbi 27 mijë gjoba

schedule13:52 - 13 Prill, 2024

schedule 13:52 - 13 Prill, 2024

Policia Rrugore është vendosur në aksion këtë javë për të parandaluar aksidentet. Mësohet se janë arrestuar 45 shoferë për drejtim mjeti në gjendje të dehur,  pa leje drejtimi apo në efektin e lëndëve narkotike.

Ndërsa, janë pezulluar 109 leje drejtimi, kryesisht për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për drejtim mjeti në efektin e alkoolit apo të lëndëve narkotike

Sakaq, janë ndëshkuar me masë administrative gjithsej 27 377 drejtues automjetesh dhe motomjetesh, për shkelje të ndryshme,

Njoftimi i Policisë:

Policia Rrugore, masa të shtuara për të parandaluar aksidentet rrugore.

Nisur nga shtimi i fluksit të automjeteve, kryesisht drejt zonave bregdetare, turistike dhe qendrave tregtare e urbane, si dhe bazuar në analizën e detajuar të shkaqeve të ngjarjeve rrugore, Policia Rrugore në të gjithë vendin ka marrë një sërë masash shtesë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Në të gjitha akset nacionale dhe qendrat e mëdhaja urbane janë intensifikuar monitorimet me mjetet inteligjente, radarët automatikë, me kamera dhe me patrulla të lëvizshme me mjete të paloguara.

Gjatë kësaj jave, në të gjithë vendin, si rezultat i monitorimit, nga shërbimet e Policisë Rrugore, janë evidentuar dhe arrestuar në të gjithë vendin, 45 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur,  pa leje drejtimi apo në efektin e lëndëve narkotike.

Janë pezulluar 109 leje drejtimi, kryesisht për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për drejtim mjeti në efektin e alkoolit apo të lëndëve narkotike.

Janë goditur nga Policia Rrugore e Tiranës, 4 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore, nga drejtuesit e automjeteve, me qëllim shmangien e masës adiministrative për shkeljen e kryer.

Në të gjithë vendin janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative gjithsej 27 377 drejtues automjetesh dhe motomjetesh, për shkelje të ndryshme, nga këto:

? 1254 drejtues automjetesh që përdornin celularin gjatë drejtimit të automjetit;

? 7845 drejtues automjetesh që qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara, por pa masën plotësuese pezullim i lejes së drejtimit;

? 1516 drejtues automjetesh, për mosvendosje të rripit të sigurimit;

? 13 543 drejtues automjetesh, për parkime të gabuara;

? 351 drejtues motomjetesh, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.

?2306 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për parakalim të gabuar.

?562 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Policia apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, pasi të gjitha rrugët monitorohen nga mjetet inteligjente dhe patrullat e lëvizshme të Policisë Rrugore.

Me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!