Policia Rrugore ka arrestuar 18 persona dhe ka vendosur rreth 13 mijë gjoba për një javë.
Mësohet se drejtuesit e automjeteve kanë thyer rregullat e qarkullimit rrugor, nga shpejtësia mbi normat e lejuara, mosvendosja e rripit të sigurimit deri te drejtimi nën ndikimin e alkoolit dhe lëndëve narkotike.
Njoftimi i Policisë:
? Rezultatet javore të Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë (26.05.2024 – 01.06.2024) ?
Gjatë javës së fundit, janë zbatuar masa të rrepta në ruajtjen e rendit dhe sigurisë rrugore:
18 Arrestime dhe procedime penale:
? 6 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
2 persona për pa leje drejtimi.
7 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit.
? 2 persona u proceduan për korupsion aktiv.
1 person për drejtim mjeti nën ndikim e lëndëve narkotike
✅ Masat administrative:
? 12.742 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1,813 në ditë.
68 masa për xhama të zinj.
?? 681 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.
? 410 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.
? 713 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.
58 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”.
?️ 8.732 masa për qëndrim të gabuar.
✅ Pezullime dhe bllokime:
? 9 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit.
?? 45 raste për tejkalim shpejtësie.
?? 3 raste të ndryshme
? 14 automjete u bllokuan, përfshirë 1 me targa të huaja.
Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor për një udhëtim të sigurt! ??️/abcnews.al