Muzeu Historik Kombëtar kujton simbolikisht përmes një ekspozite fotografike Nëne Terezën, për 110 vjetorin e lindjes së saj.
Në këtë ekspozitë fotografike pasqyrohet rrugëtimi i jetës së Shën Terezës që nga fëmijëria në Shkup, rinia, përkushtimi ndaj të varfërve e deri sa ajo mbylli sytë me 5 shtator 1997.
Drejtori i muzeut Dorian Koçi, thotë se për shkak te pandemisë disa aktivitete te menduara me pare nuk munden të realizohen. Por ai kujton mesazhet e saj te bamirësisë sidomos në këtë kohë pandemie.
“Në kohë tjetër dhe në hapësira të tjera do të kishim mundësi më të mëdha për të mundësuar një sërë aktivitetesh të tjera ndaj kësaj figure të madhe duke filluar nga Shkupi, Tirana dhe Prishtina. Por në këto kushte ne organizuam këtë ekspozitë që në kuadër të masave të sigurisë qytetarët të njihen me figurë e Nënë Terezës”, ka thënë ndër të tjera Koçi.
Por me shume se kurrë mesazhet e humanistes shqiptare janë aktuale ne këtë periudhë të vështirë pandemie bamirësitë janë aktuale ne këtë situate të vështirë që po kalon globi
“Edhe në këtë epokë pandemie që ne jemi mesazhi i Nënë Terezës, shkon përtej kombëtarisë është universal”.
Në muzeun historik kombëtar ka një minipavion, ku prezantohen disa objekte dhe sende personale, por shenja e saj eshtë prezente që në hyrje thekson Koçi.
“Janë thëniet dhe shprehjet e saj të vendosura në mur, në një vend të dukshëm ku të gjithë turistët kanë mundësi që ti shikojnë. Është këndi i Nënë Terezës në katin e dytë, dhe në oborrin e muzeut është mbjell një pemë në emër të Nënë Terezës”, është shprehur ai.
Ekspozita e hapur ne hollin kryesor do te qëndroj e hapur deri me 20 shtator për të gjithë vizitorët./abcnews.al