Në këtë puntatë Edicioni Veror viziton fshatin Qeparo. Udhëtimi nis nga rruga e vjetër që të çon në këtë fshat, cila bëhet çdo ditë në këmbë nga banorët e zonës. Rruga e ndërtuar me kalldrëm është përdorur nga banorët rregullisht që para 300-400 vitesh. Në këtë zonë vihet re sistemi i veçantë i kanalizimit të ujërave, të cilat ata e bënin gati për ta përdorur gjatë dimrit në bujqësi. Pas 50 minutash ecje në shtegun e Qeparose së Sipërm arrihet në një pamje vërtet fantastike. Gjithashtu, Edicioni u njoh me dy banorë të zonës me të cilët u bisedu rreth rrapit kryesor në qendër të Qeparoit. Ata ishin të kënaqur për interesimin e treguar për historinë e fshatit të tyre. Të moshuarit treguan gjithashtu se ishin dhe fansa të Edicionit Veror. Ata rrëfyen për aktivitetet e tyre të përditshme dhe se si i shpenzonin ditët dikur. Sipas njërit prej banorëve, Qeparoja ka klimë të mrekullueshm duke e e renditur atë si të parin në Europë dhe të katërtin në botë për klimën më të përshtatshme. Fshati vizitohej nga turistë të ndryshëm që vinin nga: Italia, Gjermania, Çekia, Polonia etj. Qeparoja tashmë është nën mbrojtjen e UNESCO-s. Banorët historikisht kanë përdorur sollot (tunelet) për të lëvizur nëpër vende të ndryshme të zonës. Të gjitha godinat e rrëzuara sot pritet të restaurohen./abcnews.al
Rrugëtim nëpër Qeparoin e Sipërm
schedule19:49 - 9 Gusht, 2018
schedule 19:49 - 9 Gusht, 2018