Rrugë antike romake nën lagunën e Venecias, zbulohen gjurmë të reja

schedule13:37 - 24 Korrik, 2021

schedule 13:37 - 24 Korrik, 2021

Një rrugë antike romake e zhytur nën lagunën e Venecias, në kanalin Treporti është zbuluar së fundmi nga studiuesit.

Mediat italiane bëjnë me dije se të dhënat tregojnë se kjo është një rrugëkalim i krijuar shekuj para themelimit të qytetit të Venecias kishte tashmë vendbanime të qëndrueshme, me një sistem rrugësh të përshkuar nga udhëtarët dhe marinarët që lëviznin midis qytetit aktual të Chioggias dhe qytetit antik të Altinos, në pjesën veriore të lagunës.

“Ne bëmë hartëzimin me sonar sepse donim të studionim morfologjinë e kanaleve në 3D, përndryshe e vështirë për t’u hetuar për shkak të turbullirës së ujit”, ka thënë udhëheqësja e studimit, Fantina Madricardo.

Duke shqyrtuar të dhënat e mbledhura, vumë re praninë e 12 strukturave antropogjene, të vendosura për më shumë se një kilometër në drejtimin veri-lindje me rreth katër metra thellësi”, shtoi ajo.

Njëra nga këto struktura tashmë ishte bërë objekt i hetimit nga Ernesto Canal (pionier i kërkimit arkeologjik në lagunë) në 1985.

”Duke krahasuar materialet e gjetura në vitet ’80 dhe studimet e bëra, ne arritëm në përfundimin se kishim të bënim me grumbullime gurësh të asfaltuar që shtruan një rrugë romake të vendosur përgjatë bregdetit me rërë, sot e zhytur nga deti”, shtoi studiuesja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!