Qeveria i hap rrugën projektit të dytë të Programit 1 Miliardë për Rindërtim, aksi Kashar – Thumanë, segment me rëndësi të posaçme për infrastrukturën rrugore të Shqipërisë që duam.Ndërlidhje më e shpejtë dhe më e sigurtë e Veriut me Kryeqytetin.
Nëpërmjet këtij stausi në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama dha lajmin se 20.8 kilometrat që kishin mbetur pa u përfunduar do ti japin mundësinë Rrugës së Kombit që të jetë plotësisht e ndërtuar.
Qeveria miratoi vendimin që i jep një bonus prej 8.5 pikësh kompanisë GENER 2 lidhur me projektin e paraqitur si ofertë e pakërkuar për ndërtimin e rrugës Thumanë-Fushë Krujë-Vorë-Kashar. Ky projekt që kushton 244 milionë euro përfshin ndërtimin e 12 urave. Nga studimi i fizibilitetit rezulton se shoqëria “Gener 2” ka marrë përsipër pjesën më të madhe të risqeve.Vecanërisht në lidhje me fazën e mirëmbajtjes dhe operimit, risku i disponueshmërisë së veprës, i cili ka të bëjë me ofrimin e një aseti sipas cilësisë dhe standartit të kërkuar dhe që përmbush në mënyrë cilësore nevojat e përdoruesëve, merret nga pala private. Kontrata 10 vjeçare parashikon dy vitet e para ndërtim dhe 8 vite mirëmbajtje. Ky investim parashikohet të jetë gati pas 24 muajsh.
Ndërsa brenda vitit do të jetë gati autostrada Tiranë Elbasan, një tjetër vendim i qeverisë që u mor në mbledhjen e fundit. /abcnews.al