Rruga Shishtavec –Kukës e dëmtuar/ Shehu: S’kemi para ta mirëmbajmë

schedule15:16 - 21 Qershor, 2018

schedule 15:16 - 21 Qershor, 2018

Kryetari i Bashkisë së Kukësit Bashkim Shehu ka kërkuar që rruga Kukës- Shishtavec të merret nën përgjegjësinë e Autoritetit Rrugor, pasi ajo është dëmtuar dhe Bashkia nuk ka para për ta mirëmbajtur.

Është destinacion turistik. Por rruga po e penalizon Shishtavecin. Një vit më parë përfundoi se ndërtuari dhe kushtoi 28 milionë dollarë. Por pamjet tregojnë shkarje inertesh dhe prani të dherave. Trupi i rrugës ka çeduar në disa zona të saj. Vende – vende ka dëmtime serioze.

“Rruga Kukës-Shishtavec, më keq s’ka ku të shkojë, ca turizmi me këto rrugë të këqija. Rrezikshmëria është shumë e lartë

Bashkia e Kukësit edhe pse herë pas here e pastron rrugën, është tërësisht e pafuqishme, qoftë financiarisht, por edhe nga ana e mekanikës për të bërë të mundur mirëmbajtjen.

Kryebashkiaku i Kukësit Bashkim Shehu kërkon kalimin e rrugës nën përgjegjësinë e Autoritetit Kombëtar.

Bashkim Shehu: “Mirëmbajtja nga ana financiare është e pamundur, ky është një apel për ndihmë, pasi është një rrugë strategjike për zhvillimin e turizmit”.

Rruga Kukës-Shishtavec, deri në vitin 2015, ka qenë në inventarin e rrugëve kombëtare, por për shkak të financimit ajo i kaloi njësive vendore.

Me përfundimin e financimit sërish i është kërkuar qeverisë të marrë vendim për transferimin, por ende nuk ka një përgjigje dhe segmenti nuk ka mirëmbajtje./ abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!