Rruga Shijak -Durrës drejt shkatërrimit të plotë, asnjë investim prej vitesh

schedule13:45 - 1 Nëntor, 2017

schedule 13:45 - 1 Nëntor, 2017

Segmenti nacional që lidh Shijakun me Durrësin po shkon drejt degradimit të plotë. Aty ka shumë vite që nuk investohet

“Rruga nacionale Shijak-Durrës përshkohet në të dyja korsitë e saj nga banesa dhe biznese, duke u konsideruar nder akset me përqendrimin më të madh të zhvillimit ekonomik. Por krahas saj, nder vite askush nuk është kujdesur për mirëmbajtjen apo rehabilitimin e rrugës”- deklaron nga vendngjarja nga gazetarja e ABC News Enkelejda Arapi.

Përveçse emërtimit, asgjë tjetër nuk ngjan më një rrugë nacionale. Jo më e gjate se 5 km, segmenti rrugor është lene në harresë. Qe prej ndërtimit të autostradës Tiranë-Durrës, rruga Durres-Shijak duket se është anashkalur. Asfalti i hedhur dekada më pare po shkon drejt zhdukjes. Ketu prej vitesh askush nuk investon . Gropat jane aq te medha saqe makinat thuajse mund te fiken.  Shmangia e dëmtimit te asfaltit në jo pak raste është bërë shkak  për aksidente.

Ne këtë rrugë te rendesishme jo vetem per komunitetin e zonës, nuk ka ndriçim. Sinjalistika vertikale dhe horizontale mungon.  Sistemi i kanalizimeve anësore mbetet një tjeter problem.   Dendësia e banesave dhe bizneseve pergjate segmentit, nxjerr në pak dhe nevojen për pastrim të përditshëm të mbetjeve që hidhen në rruge.

“Në këtë pikë janë të vendosur disa kosha, por të pamjaftueshme për të mbajtur sasinë mbetjeve, cka ben që plehrat të hidhën jashte tyre duke krijuar një shtresë mbeturinash mbi rrugë”- vijon gazetarja e ABC news.

Në këtë rrugë kjo gjendje vazhdon të mbetet e njëjtë për vite me radhë. Ndryshe nga privati, ku  nga një tokë bujqësore ndër vite, e ktheu ate një ndër zonat me zhvillimin më të madh industrial dhe ekonomik, asnjë qeveri nuk ka investuar në infrastrukturë.

https://youtu.be/J6uiEyuXM3s