Rruga që është kthyer në vend plehrash

schedule15:50 - 25 Shkurt, 2019

schedule 15:50 - 25 Shkurt, 2019

ABC News ka bërë një vëzhgim në rrugën e vjetër Fier-Vlorë, e cila është kthyer në rrugë për depozitim të mbetjeve. Në këtë rrugë aktualisht qarkullojnë banorët e fshatrave të dy qarqeve.

Pamjet afrojnë një panoramë të frikshme. Jashtë vëmendjes për shkak se qarkullohet vetëm nga banorët e fshatrave të Fierit dhe të Vlorës, rruga është e mbushur me plehra. Diku gjen depozita të kafshëve apo shpezëve të ngordhura. Ndotje përgjatë gjithë gjatësisë së saj. Këtu shkarkohen edhe inerte.

Askush nuk di të tregoje cilët janë autorët e ndotjes. Në këtë territor nuk funksionon ndonjë firmë pastrimi. Duket se këtu kjo gjendje nuk do të ndalet. Kur dikush të kujtohet e tërë zona do të jetë kthyer në plehra./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!