Rruga në Rinas me dy sense lëvizjeje, Balluku: Për dy muaj akses i ri, si do të bëhet qarkullimi

schedule12:20 - 5 Maj, 2022

schedule 12:20 - 5 Maj, 2022

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës ka dalë në terren për të shpjeguar sesi do të realizohet qarkullimi tani që rruga e Rinasit do të jetë sërish me dy sense lëvizjeje. Bashkë me kreun e Autoritetet Rrugor Shqiptar, Balluku theksoi se rruga e re që do sjellë zgjidhen e situatës do të jetë gati për dy muaj.

Lexo edhe: VIDEO/ “U hap rruga”, si e pritën banorët e Rinasit vendimin e ARRSH

Ministrja tha se me aksesin e ri që do të ndërtohet, një pjesë e mirë e trafikut dërgohet direkt në aeroportin e Rinasit, tek zona e parkimit.

Për ata që duan të udhëtojnë drejt veriut, u përsërit disa herë thirrja që të bëhet dalja nga kthesa e Kamzës apo nga Vora. Balluku solli edhe një herë në vëmendje se rruga e Rinasit është ndërtuar nga koncesionari për të qenë në shërbim të aeroportit dhe banorëve të zonës.

Kujtojmë se rruga e Rinasit u kthye sot sërish me dy sense lëvizjeje pasi banorët e zonës protestuan për ditë me radhë kundër mbylljes së saj në një sens. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!