Rruga Kukës-Shishtavec, prej kohësh me probleme

schedule13:29 - 27 Janar, 2019

schedule 13:29 - 27 Janar, 2019

Rrëshqitjet e dheut dhe të gurëve në rrugen Kukës-Shishtavec e bëjnë të vështirë dhe rrezikshme qarkullimin në këtë aks. Pavarësisht apeleve për ndërhyrje, situata në këtë aks vijon e njëjtë prej kohësh.

Nuk është bora ajo që përbën problem për rrugën Kukës-Shishtavec. Shqetësimi është gjendja e saj, tonaletat e gurëve dhe inerteve që bien në rrugë, duke rrezikuar seriozisht jetën e përdoruesve të rrugës çdo ditë. Periudhat ku ndodhin edhe rrëshiqtjet masive janë gjithnjë pas ngricave apo reshjeve të shiut. Shkak është pikërisht shtrirja e këtij aksi rrugor, tërësisht i paqëndrueshëm dhe në lëvizje të vazhdueshme. Investimi që ka kushtuar jo pak, por 28 milionë Dollarë nuk arriti të zgjidhë këtë problematikë.

Segmenti më problematik është nga Ura e Zapodit deri tek ura e Topojanit, rreth 11 kilometra. Në këtë gjatësi rruge, e në fakt ashtu si në të gjithë gjatësinë e saj mungojnë rrjetat mbrojtëse metalike që do të pengonin rrëshqitjen e dheut dhe të gurëve në rrugë. Përfaqësues të Bashkisë së Kukësit i janë drejtuar shpeshherë Autoritetit Kombëtar të Rrugëve për ta kaluar këtë rrugë në inventarin e rrugëve nacionale ashtu siç ka qene para investimit. Ndërsa ARRSH, ka të kontraktuar me sipërmarrje vetëm segmentin e parë të rrugës prej 14 kilometrash, duke lënë pa mirëmbajtje më shumë se dy të tretat e saj nga ura e Zapodit deri në Shishtavec./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!