Kjo është rruga që të çon në një nga plazhet më të bukura dhe ujë të pastër në Sarandë, I njohur me emrin Pasqyrat. Është 30 km nga Saranda, por në 10 km e fundit siç duket nga pamjet nuk ka asnjë investim.
Prej vitesh bashkia jo vetëm që nuk e ka asfaltuar, por nuk ka hedhur as çakull. Kush nuk e njeh zonën zhgënjehet dhe kthehet mbrapsht.
“Rruga është shumë e keq. U ktheva është e pakalueshme shumë. E kisha parë në internet këtë plazh, por se dija si ishte rruga kështu, katastrofë.”
Të pasigurt, që morën këtë rrugë duken dhe pushuesit e huaj.
“Është hera e parë që vijmë këtu. Kemi parë që deti është i bukur, por rruga po na duket e rrezikshme, ne duam ta shohim detin, por nuk e di nëse do të qëndrojmë.”
“Mendoj se shumë njerëz duan të vijnë të shohin plazhin dhe të kalojnë kohën, por është e vështirë ta gjesh dhe akoma më e vështirë kjo rrugë që të çon atje. Është e rrezikshme dhe e frikshme.”
Edhe vendi ku parkohen mjetet është i papërshtatshëm ndaj ky i ri ka një mesazh për pushtetin vendor.
“Është e turpshme që ky plazh kaq i bukur, nuk ka parkim të mirë dhe ka këtë rrugë të tmerrshme. Makinat dëmtohen ndaj duhet të rregullohet.”
Për të mos humbur ditën e tyre të plazhit të rinj të tjerë parkojnë në fillim të rrugës dhe detyrohen të përshkruajnë më këmbë qindra metra rrugë, në mes të vapës dhe pluhurit. /abcnews.al