Rruga e rrënuar Fier- Seman, banorët çajnë përmes baltës dhe gropave

schedule14:41 - 19 Nëntor, 2017

schedule 14:41 - 19 Nëntor, 2017

Në Fier-Seman, me fillimin e reshjeve rruga është bërë e pakalueshme. Përmes këtij segmenti qarkullojnë banorët e tre njësive administrive.

Devijimet për shkak të gropave nuk janë vetëm të detyrueshme por edhe të rrezikshme.
Banorët e 3 njësive administrative në Fier jetojnë mes zhurmave dhe pluhurit. Tani edhe mes baltes që po u hyn brenda banesave.
Përgjatë gjithë rruges Fier-Seman ndodhen 10 fshatra, banorët e të cilëvë nuk kanë kalim tjetër për tu lidhur me njëri-tjetrin dhe qytetin e Fierit.
Rruga ka qenë peng investimesh prej dekadash. Tani është shndërruar në makth për banorë dhe udhëtarë.
Pjesa pakalueshme fillon nga ura e Bancinozëve deri në urën e Semanit. Banorët e kanë bllokuar në shenjë proteste duke kërkuar rehabilitimin. Një ngërç institucional që fillon me statusin nacional të rrugës po ngadalëson zgjidhjen e situatës. Bashkia e Fierit po kërkon që TAP të investojë për rrugën, por këtij të fundit i duhet leje nga autoriteti rrugor shqiptar. Në këto kushte edhe mirëmbajtja nga nënkontrakorët është bërë me mangësi./abcnews.al

 

https://youtu.be/GDqgpFWtjHc