Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, është shprehur në ABC News se ndalimi i protestuesve në Kukës, është i paligjshëm.
Sipas tij, njerëzit janë rrëmbyer nga policia dhe janë keqtrajtuar kur janë transportuar në Tiranë.
“Ndalimi është i paligjshëm dhe kjo që do të them është e konfirmuar. Njerëzit, po të themi janë arrestuar është term i ligjshëm, por janë rrëmbyer nga shtëpitë e tyre orët e para të mëngjesit. Janë transportuar drejt Tiranës pa asnjë procedurë ligjore, pas asnjë urdhër-arresti nga Prokuroria. Kur janë transportuar në Tiranë janë keqtrajtuar, janë lënë pa bukeë e ujë për orë të tëra”, u shpreh Ristani./abcnews.al