Rruga e Kombit, kompania konçesionare në gatishmëri për motin

schedule13:36 - 23 Shkurt, 2019

schedule 13:36 - 23 Shkurt, 2019

Përgatitje për motin me reshje po bëhen në autostradën e kombit. Kompania koncesionare këshillon përdoruesit e rrugës së Kombit të kenë goma dimërore, makinat të kenë zinxhirë dhe të ecin me shpejtësi të reduktuar.

Të gjithë ata që udhëtojnë nërrugën e Kombit (Autostrada A1, Milot-Morinë), këshillohen që për shkak të kushteve të rënduara atmosferike dhe për të shmangur aksidentet, të zbatojnë me përpikmëri kodin rrugor dhe sinjalistikën rrugore.

Koncesionari ka vënë në dispozicion numrin jeshil 08000400, për t’u ardhur në ndihmë drejtuesve të automjeteve për cdo problematikë që mund të paraqitet. Në pak minutave stafi i koncesionarit do të jetë në vend për t’ju ofruar asistencën e nevojshme.

Në njoftimin për shtyp, shoqëria konçesionare Albanian Hajuej, njofton se ka marrë të gjitha masat për të shmangur çdo bllokim apo problem që mund të shkaktohet nga moti i keq. Për t’i paraprirë përkeqësimit të kushteve atmosferike do të ketë patrullim 24 orë, kriposje të rrugës në gjithë gjatësinë e saj, si dhe janë marë masat për pastrimin e dëborës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!