Rruga e fshatit Zhulat shembet sa herë që bie shi, banorët: Qeveria prej vitesh nuk vë dorë

schedule10:52 - 11 Janar, 2021

schedule 10:52 - 11 Janar, 2021

Rruga e fshatit Zhulat shembet sa herë që bie shi dhe prurjet e lumit shtohen. Kjo situatë e përsëritur prej vitesh, vazhdon t’i mbajë 80 familje të këtij fshati të izoluara duke u vështirësuar jetën.

Banorët shprehen mjaft të indinjuar për rrugën pasi, sipas tyre, qeveria po i mashtron prej vitesh duke bërë sikur por punon për të rregulluar rrugën.

Një i ri në fshat na pohon se aq vite jetë sa ka se mban mend ndonjëherë të rregulluar rrugën dhe kujton se kjo situatë me rrëzimin e rrugës përsëritet çdo dimër.

Edhe pse banorët ankohen shpesh për këtë, situata vazhdon e njëjtë madje kryetari i bashkisë Gjirokastër e ka vizituar disa herë fshatin thjesht për t’u reklamuar në rrjetet e tij sociale por pa u dhënë një zgjidhje përfundimtare banorëve.

Edhe pse Zhulati është përfshirë në projektin “100 fshatrat turistikë” investimet përgjatë periudhës së projektit kanë qenë zero. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!