Rruga e artistëve të Korçës/ Rrëfimi i Ylli Trajçes, pionierit të televizionit dhe kujtimeve të artit

schedule20:28 - 19 Prill, 2025

schedule 20:28 - 19 Prill, 2025

KORÇË- Vetëm disa metra larg qendrës se qytetit të Korçës, ndodhet një rrugicë e kalldrëmtë, jo me e gjatë se 150 metra. Kjo rrugë mban emrin “Koço Çamçe”, por në Korçë e njohin si “rruga e artistëve”.

Nuk di të them që kjo mund të ketë qenë një rastësi fatlume për këtë qytet, pasi në këtë rrugë kanë qëndruar në krah të njeri tjetrit emra të shquar të artit skenik, muzikor, apo të letrave.

Ylli Trajçe, djali aktorit dhe drejtorit te pare te teatrit Profesionist, Dhimitër Trajçe, na tregon me detaje vendet dhe shtëpitë ku kanë jetuar emra të tillë si Vangjush Furrxhi, Mihal dhe Edi Luarasi, apo Sopranoja e njohur me fame botërore Tefta Tashko Koço.

Ylli Trajçe, në një bisedë për Abc News tregon rrugëtimin jo vetëm të tij, por të gjithë familjes.

I rritur në një familje si djalë i një aktori, Dhimitër Trajçe,  pioner i ndërtimit te teatrit profesionist dhe pjese e aktoreve te kinemasë qe ne filmat e pare si Tana, apo Furtuna, rinia e tij qëndron sa në teatër, po aq dhe në sheshet e xhirimit.

Flet me pasion për filmin dhe teatrin, për kamerën si dhe për ëndrrën e tij për një film dhe rolet episodike qe ka luajtur ne kinema.

Trajçe ka qene operatori i parë i televizionit te parë rajonal në Shqipëri, i hapur në Shqipëri si filial i Radio Korçës dhe më pas Radio Televizioni Shqiptar.

Një rrugëtim që në Korçë niste për herë të parë. Duke ecur në një rrugë të panjohur dhe pa teknologjinë e sotme, por me një teknologji minimale të siguruar me donacione, Ylli Trajçe thotë se ia dolën.

Ylli Trajçe duke skanuar rrugëtimin e jetës se tij, tregon dhe për pengjet, por dhe për ëndrrën e tij që vazhdon.

Pengesat qe i dolën ne jete te mos vazhdonte akademinë e dramës, mbetet më kryesori. Kujton me nostalgji gjithë rolet episodike ne kinema. Dhe ëndrra qe vazhdon mbetet realizimi i një filmi artistik për jetën e qytetit të Korçes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!