TIRANË- Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, ka vlerësuar maksimalisht kundërshtarin në prag të përballjes me Polonia, duke theksuar rrezikun që paraqet kjo skuadër, veçanërisht në kundërsulme.
Sylvinho foli edhe për alternativat në repartin ofensiv, duke përmendur Ernest Muçi dhe Anis Mehmeti si dy lojtarë me potencial të madh. Ai theksoi se zgjedhjet për formacionin mbeten të hapura.
Në fund, trajneri nënvizoi progresin e bërë nga Shqipëria në vitet e fundit, duke e krahasuar edhe me zhvillimin e kundërshtarit. “Shqipëria është përmirësuar në këto tre vite, ashtu edhe Polonia,” përfundoi Sylvinho.
“Polonia ka lojtarë të fortë dhe të shpejtë. Duhet të ruhemi nga kundërsulmet. Polonia të ndëshkon. Në tranzicion janë një skuadër shumë e fortë.
Ernest Muçi dhe Anis Mehmeti e pamundur ta përcaktojë se si do o jetë zgjedhja në vazhdim, por janë dy lojtarë që ne i kemi sjellë në skuadër, janë lojtarë që e gjejnë portën dhe arrijnë të shënojnë. Nëse i hedhim në fushë, mund të bëjnë mirë për skuadrën. Shqipëria është përmirësuar në këto tre vite, ashtu dhe Polonia.”, tha ai./abcnews.al


