POLONI- Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, ka folur me besim në prag të sfidës së rëndësishme ndaj Polonisë, duke theksuar se kuqezinjtë janë të përgatitur për një përballje të vështirë.
Mbrojtësi shqiptar vlerësoi nivelin e lartë të kundërshtarit, por nënvizoi se skuadra do të japë maksimumin për të realizuar objektivin.
Një vëmendje e veçantë iu kushtua sulmuesit kryesor të Polonisë, Robert Lewandowski, për të cilin Gjimshiti theksoi se do të kërkohet angazhim maksimal nga e gjithë skuadra për ta neutralizuar.
Gjimshiti theksoi gjithashtu se eksperienca e fituar në ndeshjet e fundit do të jetë një faktor i rëndësishëm për ekipin shqiptar. Ai u shpreh i bindur se balanca mes sulmit dhe mbrojtjes duhet të jetë perfekte për të përballuar një kundërshtar si Polonia.
“Kundërshtari ka një nivel të lartë, por do provojmë të arrijmë këtë ëndërr. Besoj që ekipi është gati. Fiton më i zoti. Do provojmë ta ndalim Lewandowskin, duhet të jetë e gjithë skuadra në momente të mira.
Unë hyj në fushë gjithmonë për fitore dhe e gjithë kombëtarja. Kemi marrë shumë eksperiencë në ndeshjet e fundit dhe besoj se do na ndihmoj edhe nesër. Sulmi dhe mbrojtja duhet të jenë perfekte për të ftuar ndaj një kombëtareje, siç është Polonia”, tha ai./abcnews.al


