Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar ditën e sotme konferencën online me temë “Rruga drejt 25 prillit”.
Gjatë fjalës së tij Rama tha se lëvizjet kanë qenë të vazhdueshme, ndërsa thekson se këtë fakt nuk mund ta ndryshojë asnjë qeveri.
“Këto tre dekada kanë konciduar edhe me dallgët e stuhishme të një emigracioni gjigant”, u shpreh ai.
Gjithashtu ai theksoi nëse reformat e nisura nga qeveria do të ishin ndërmarrë 27 vite më parë, Shqipëria sipas tij nuk do të ishte në gjendjen aktuale, por do të ishte më e pasur.
Po pavarësisht kësaj, asnjë qeveri shprehet Rama nuk do të mund ta ndalonte lëvizjen e qytetarëve drejte vendeve të BE-së.
Pjesë nga fjala e kryeministrit Rama:
Sikur reformat që nisëm me vizion vetëm 7 vjet më parë nëse do të ishin nisur 27 vjet më parë Shqipëria do të ishte më e pasur më e zhvilluar dhe më e drejtë. Gjithashtu sado është bërë duhet punë për të sjellë të gjitha gjërat në terezi.
Por edhe sikur të gjitha këto të ishin bërë, askush të mos mendojë se ne sot nuk do të flisnim për emigracionin sepse sidoqoftë nuk do të ishte bërë as Gjermani dhe as Francë. Por kontrasti do të ishte pak më i fortë. Mbase do të ishim bërë si Kroacia.
Sido që ne ta diskutojmë këtë situatë loja politike me shifrat e emigracionit është neveri. Po ashtu është shumë sekëlldisës fakti që në mjedisin tonë publik debati për këtë temë nuk ka shkuar asnjëherë përtej politikë.
Disa shifra të thjeshta flasin vetë, këtu kemi lejen e qëndrimit në BE, duke marrë parasysh shqiptarët që kanë vendosur të kthehen. Në periudhën 2008-2013 kemi më shumë të larguar. Sidoqoftë kemi një trend të qëndrueshëm me një zbritje, por sigurisht më shumë ikin se sa kthehen.
/abcnews.al/