Rrufeja vret 18 elefantë në pyllin indian

schedule08:59 - 14 Maj, 2021

schedule 08:59 - 14 Maj, 2021

Një tufë me 18 elefantë të egër janë gjetur të ngordhur në Nagaon, në shtetin veri-lindor indian të Assam.

Zyrtarët shtetërorë thonë se elefantët u vranë kur rrufeja goditi rezervatin pyjor të mbrojtur Kandoli. Fshatarët njoftuan autoritetet pasi gjetën kafshët e ngordhura në pyll.

Kryeministri i Assam Himanta Biswa Sarma tha se ishte i shqetësuar për një numër të madh elefantësh të vrarë dhe se kishte urdhëruar hetim.

Ka më shumë se 27,000 elefantë aziatikë në Indi, rreth 21% e të cilave janë në Assam. Kjo është hera e parë në 20 vjet në Assam që kaq shumë elefantë janë gjetur të ngordhur në të njëjtën kohë.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!