Rrufeja “minon” bregdetin shqiptar, godet mbi 17 mijë herë

schedule14:01 - 8 Qershor, 2022

schedule 14:01 - 8 Qershor, 2022

Shqipëria është përfshirë nga stuhi të fuqishme orët e fundit. Teksa një ditë më parë temperaturat e ajrit shkuan mbi 30 gradë celcius, sot moti ka sjellë një panoramë krejt tjetër.

Kryesisht moti i keq po godet zonën veriperëndimore të Shqipërisë, shoqëruar me shkarkesa të shumta elektrike.

Nga ky fenomen i fuqishëm që ka përfshirë atë zonë, po sjellë reshje rrëke, breshër, erëra të fuqishme dhe shkarkesa të mëdha rrufesh. Është përllogritur që deri më tani ka pasur 17 mijë (17.000) shkarkesa elektrike.

Nga ky sistem që ka përfshirë Shqipërinë dhe Malin e Zi, në orët vijuese pritet të shtrihen edhe mbi Kosovë.

Kjo gjendje do të vazhdojë kohë pas kohe deri të premten për zonat bregdetare, përderisa në ato të ulëta dhe malore, reshjet do të mbesin prezent me karakter lokal.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!