Moti i keq ka marrë një tjetër jetë. Në Malësi të Madhe ka ndërruar jetë një 51 vjeçar. Policia bën me dije se për shkak të goditjes së rrufesë i është djegur shtëpia ndërsa ka pësuar djegie të rënda në trup 51 vjeçari i cili ka ndërruar jetë në spital.
“Më datë 09.06.2022, në orën 13:15, në fshatin Dedaj, Malësi e Madhe, dyshohet se për shkak të goditjes së rrufesë është krijuar shkëndijë elektrike në banesën e shtetasit P. Ç. 63 vjeç.
Për pasojë është djegur pjesërisht banesa, si dhe ka pësuar djegie në trup, shtetasi A. I., 51 vjeç, banues në fshatin Dedaj, Malësi e Madhe, që po qëndronte në këtë banesë, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër“, njofton policia.
Në flakë për shkak të rrufesë u përfshinë 2 shtëpi. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/abcnews.al