“Rrufe” nga Gana, Cobbinah largohet nga Tirana?

schedule18:37 - 10 Nëntor, 2020

schedule 18:37 - 10 Nëntor, 2020

Gjatë ditëve të fundit emri i Winnful Cobbinah ishte i lakuar nëpër gjykatat e vendit tonë për falsifikim të lejes së qëndrimit në Shqipëri dhe marrjen e pasaportës në mënyrë të përshpejtuar nga ana e Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Megjithëse kjo çështje mbaroi dhe sulmuesi i bardhebluve u dënua me 100 orë punë komunitare, emri i tij vazhdon të lakohet në medie. Ghanasoccernet raporton se sulmuesi afrikan është drejt largimit nga Tirana.

 

Një lajm i bujshëm që vjen në qiell të hapur, duke qenë se merkato ka vetëm një muaj që është mbyllur dhe nga ajo çka Tirana ka zbuluar, kontrata e Cobbinah përfundon në fund të këtij sezoni.

Media ganeze raporton se marrëveshja është arritur dhe 29-vjeçari po plotëson dokumentacionin e nevojshëm për të marrë lejen e largimit nga vendi dhe kjo pritet të ndodhë nesër.

 

Batha feston me Cobbinah

Emri i klubit të ardhshëm të Cobbinah nuk bëhet me dije, por i njëjti burim mëson se ganezi ka qenë një dëshirë e vazhdueshme e tyre dhe janë gati t’i ofrojnë kontratë ndjeshëm më të madhe financiare se Tirana.

 

Mbetet për tu parë vërtetësia e këtij lajmi, teksa më parë Tirana ka reaguar ashpër ndaj thashethemeve të largimit të Cobbinah dhe presidenti Halili është shprehur se dëshiron ta mbajë Cobbinah deri në fund të karrierës. /acbnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!