Rrokadat e qeverisë para zgjedhjeve/ Kush janë tre ministrat suprizë të përzgjedhur nga Rama

schedule15:50 - 28 Korrik, 2024

schedule 15:50 - 28 Korrik, 2024

Në Kongresin e PS, kryeministri Edi Rama njoftoi sot lëvizje të kabinetit qeveritar. Tre ministra të rinjë do të bëhen pjesë e këshillit të ministrave, tre emra suprizë të kryeministrit Rama.

Bëhet fjalë për Ervin Hoxhën, i cili do të drejtojë ministrinë e Brendshme në vend të Taulant Ballës, Petrit Malajn i cili do të zëvendësoje Ervin Meten në krye të Financave, si edhe për Pirro Vëngun, që I është besuar Ministria e Mbrojtes.

Petrit Malaj

Petrit Malaj është aktualisht drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Burimeve Natyrore (AKBN). Petrit Malaj është diplomuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës, ka vijuar studimet për Master në “Business Administration” në Universitetin Wisconsin- La Crosse në SHBA , është kualifikuar për “Banking and Finance” në Universitetin Georgetoën, SHBA dhe më pas ka ndjekur një program kualifikimi për Drejtimin e Tregut të Kapitaleve, të Ministrisë Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim të Gjermanisë. Ai ka një përvojë të pasur pune në sistemin bankar në Shqipëri dhe më pas është angazhuar si Drejtor Ekzekutiv në kompaninë “BDO Albania”, pjesë e BDO International, grupi i pestë më i madh në botë në fushën e Konsulencës Financiare, Auditit dhe Taksave.

Pirro Vëngu

Drejtori aktual i Autoritetit Portual Durrës, i cili më herët ka mbajtur postin e drejtorit të Antikorrupsionit në Kryeministri. Pirro Vengu do të jetë ministër i Mbrojtjes.Por përgjatë qeverisjes ‘Rama’ kjo nuk ka qenë detyra e ti e vetme. Gjithashtu ai ka qenë drejtor i Anti Korrupsionit në Kryeministri. Vengu ka mbajtur dhe më parë postin e shefit të kabinetit në Ministrinë e Jashtme, që dikur drejtohej nga Ditmir Bushati.

Ervin Hoxha

Ervin Hoxha për më shumë se 20 vite ka shërbyer në funksione të ndryshme nga niveli ekzekutues deri në nivelet më të larta te drejtimit në institucione qëndrore dhe ligjzbatuese të shtetit shqiptar si:

Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit, Ministria e Financave, Ministria e Drejtësisë. Ka kryer me sukses detyra të larta në nivelin drejtues si: Drejtor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Shef i Njësisë Kombëtare Europol, Shef i Zyrës Qëndrore Kombëtare Interpol, Drejtor i Policisë Rrugore, Drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes së Dëshmitarëve dhe mBashkëpunëtorëve të Drejtësisë, Drejtor i Hetimit Tatimor dhe Pastrimit të Parave, Zv. Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, si edhe Drejtor Kabineti dhe Këshilltar i disa funksionarëve të lartë të shtetit shqiptar, Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës me VKM nr. 57 dhe së fundmi drejtues i IKMT.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!