Rrogozhinë, aty ku tregtimi i gjësë së gjallë bëhet jashtë çdo standardi

schedule15:09 - 25 Mars, 2018

schedule 15:09 - 25 Mars, 2018

Tregu i bagëtive në Rrogozhinë funksionon në kushte shumë të renda dhe ndoshta duhet të jetë një nga tregjet e vetme në Evropë në këteë gjendje. ABC News realizoi një reportazh aty ku bëhet tregtia e kafshëve dhe e mishit.

Nuk ka zbardhur akoma, por këtu në Rrogozhinë tregu është populluar me tregtarët e gjësë së gjallë. Ora 5 e mëngjesit dhe kanë nisur shit blerjet e bagëtive. Prej 25 vitesh, rituali përsëritet një herë në javë. Asgjë nuk ka ndryshuar.

Një fushë e hapur, buzë lumit Shkumbin, poshtë urës së dikurshme të trenit. Territor i mbuluar nga balta dhe mbetjet e bagëtive që nuk pastrohen asnjëherë.

Njeë grua po mbledh copa plasmasi dhe kartona. Do t’i vendos mbi baltë. Këtu ajo do të shesë.

Shumë  karroca, makina të vogla dhe kamionë transportojnë kafshët. Ka bagëti  të pamatrikulluara.  Kontrolli veteriner mungon.

Tregu ndryshe rolit të tij të njohur, konsiderohet laborator i përhapjes së sëmundjeve nga kafshët tek njeriu.

Minimalisht tregu duhet të jete i rrethuar dhe i shtruar me çimento për t’u bërëpastrimi pas aktivitetit tregtar. Prezenca e veterinerëve të bashkiseë duhet të jetë e domosdoshme, kurse  AKU ka dy vjet që nuk duket këtej./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!