“Rroga deri në 6 mijë euro”, Rama: 2.4 mln vende të lira pune për të fituar nga interneti

schedule09:23 - 19 Shkurt, 2021

schedule 09:23 - 19 Shkurt, 2021

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Vlora se të rinjtë që do të futen të fushën e kodimit për të fituar paga mujore deri në 6 mujore do të trajnohen në qendra. Rama u shpreh se janë 2.4 mln vende të lira pune në të gjithë botën ku të rinjtë mund të punojnë pa u larguar nga fshati apo qyteti ku ata jetojnë.

“Rikonceptimi i sheshit të flamurit ka qëllim vlerësimin e elementëve historikë të sheshit. Është pjesa e trashëgimisë në ato godina. Është pjesa që ka të bëjë me atë zonën arkeologjike në shesh. Që ka të bëjë me varrin e Ismail Qemalit.

Varrezat e dëshmorëve. Karabinaja e Sulos është futur në procedurës shpronësimi për të transformuar pjesën tjetër në  një qendër publike e cila do të ketë funksione të ndryshme duke i ofruar hapësira të gjitha moshave me një bërthamë të rrjetit të inovacionit digjital që do i shërbejë të rinjve për të marrë kurse për të mësuar kodimin për t’u përfshirë në tregun global të punës online gjë që është e ardhmja për të rinjtë në aspektin e punësimit dhe ti vetëpunësohesh për të dhënë shërbime në një treg që sot që flasim ka 2.4 mln vende të lira pune.

Jo vetëm për këtë por edhe për të hyrë në biznesin e krijimit të aplikacioneve. Aty do të ketë hapësira edhe për të moshuarit. Jo më pak e rëndësishme mënyra se si do të rikonceptohen ajo pjesë e mbetur, Si të gjithë projektet që ne kemi bërë në Vlorë pati kontestime. Unë mendoj që pas realizimit të këtij projekti edhe ata që nuk e dinë se çfarë është ai shesh do kuptojë që aty është në një hapësirë që ka të bëjë me historinë e atij qyteti”, tha Rama./mv.abcnews.al