Rrjeti i trafikut Shqipëri-Kosovë/ Armë të përdorura në ngjarje kriminale? Delia: Duhet të përcaktohet nga ekspertiza

schedule13:29 - 30 Maj, 2025

schedule 13:29 - 30 Maj, 2025

Autorja e emisionit “Gjërat Tona” Etleva Delia në një intervistë në emisionin “News Line” në ABC News, foli edhe për goditjen e rrjetit të trafikut të armëve që ishte i shtrirë ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.

Gjatë intervistës, Deliu tha se është një linjë trafiku që është ndeshur edhe më herët dhe se operacioni ka qenë i mirë-organizuar nga policia, për shkak edhe se janë përballur me ngjarje të tilla edhe më herët.

“Është një linjë trafiku që është ndeshur edhe me herët. Ndoshta duke qenë se janë përballur edhe me raste të mëparshme, policia është me vigjilente dhe në bashkëpunim me prokurorinë. Është një nga linjat që prej vitesh funksionon që bëhet nga Kosova në drejtim të Shqipërisë. Ndoshta shihet si një linjë me mirë nga trafikantë pasi i njohin më mirë rrugët. Deri më tani nuk mund të themi që ka pasur armë të përdorura në ngjarje kriminale, ndërsa për rastin, kjo duhet të përcaktohet nga ekspertiza. Kemi parë masa të shtuara për trafikun e armëve dhe mendoj se po bëhet një punë më e madhe”, tha ajo.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!