Rrjedhjet në tubacionet e Nord Stream, Rusia akuzon Britaninë për “sulm terrorist”

schedule13:39 - 29 Tetor, 2022

schedule 13:39 - 29 Tetor, 2022

Ministria ruse e mbrojtjes ka akuzuar personelin e marinës britanike për shpërthimin në tubacionet e gazit Nord Stream muajin e kaluar, duke akuzuar drejtpërdrejt një anëtar kryesor të NATO-s për sabotim të infrastrukturës kritike ruse, shkruan The Guardian.

“Sipas informacioneve që kemi, përfaqësues të Marinës Britanike morën pjesë në planifikimin, sigurimin dhe zbatimin e një sulmi terrorist në Detin Baltik më 26 shtator të këtij viti – duke hedhur në erë tubacionet e gazit Nord Stream 1 dhe Nord Stream 2. ”, tha ministria ruse e mbrojtjes.

Nga ana tjetër, Ministria e Mbrojtjes së Britanisë nuk ka reagur në lidhje me pretendimin e Rusisë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!