Rrjedhja më e madhe në historinë e CIA-s/ Publikohet emri i spiunit

schedule23:23 - 16 Maj, 2018

schedule 23:23 - 16 Maj, 2018

Mediat amerikane kanë publikuar emrin e personit që vitin e kaluar i shkaktoi CIA-s rrjedhjen më të madhe të informacioneve në historinë e saj. Ai është një 29-vjeçar që megjithatë, në fund të hetimeve është dënuar për akuza të tjera.

Mediat amerikane kanë publikuar të mërkurën identitetin e personit që konsiderohet përgjegjës për rrjedhjen e informacioneve sekrete të CIA-s vitin e kaluar. Ai është ish-inxhinieri i agjencisë, Xhoshua Shulte. 29-vjeçari i mohon akuzat, por ish-shefat e tij janë të bindur se ai i ka kaluar të dhëna të konsiderueshme portalit Wikileaks. Në mars të vitit 2017, faqja në fjalë publikoi mijëra dokumente sekrete që përmbanin detaje mbi programin kibernetik të CIA-s. Shulte kishte projektuar virusin që përdorej për të hyrë në kompjuterët e të dyshuarve për terrorizëm dhe kishte punuar në këtë program për 6 vjet. Ai e braktisi CIA-n në 2016-n për të punuar në sektorin privat. Rrjedhja e informacioneve të vitit të kaluar, që tregoi me detaje se si CIA zbërthen iPhone-t dhe kthen televizorët smart në pajisje përgjimi është më e madhja në historinë e saj. Agjencitë ligjzbatuese amerikane nisën një hetim penal dhe brenda një jave kontrolluan banesën e inxhinierit. Ata thanë se kishin gjetur informacion të rezervuar në letra të printuara, si dhe pajisje elektornike. Por, 6 muaj më vonë, në vend që ta akuzonin për rrjedhjen e informacioneve, prokurorët amerikanë e proceduan 29-vjeçarin vetëm për posedim materialesh pedo-pornografike. /abcnews.al