Rrjedhja e të dhënave, Rama: Pagat të bëhen publike një herë në vit, vetërregullon sistemin

schedule11:14 - 16 Maj, 2022

schedule 11:14 - 16 Maj, 2022

Rrjedhja e pagave si duket do të kthehet në një nismë. Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në Këshillimin e ardhshëm Kombëtar do të pyesë qytetarët për të publikuar të gjitha pagat njëherë në vit. Sipas Ramës vendet që e bëjnë këtë thonë se ka efektin më të madh vetërregullues brenda sistemit.

“Nga ky korrektim i bërë nën presionin e opinionit publik mbi të gjitha bizneset por edhe si rezultat i një shtyse të fortë kemi një rritje të pagës mesatare në Shqipëri. Mbi 25% e të punësuarve në Shqipëri kanë kapërcyer nga niveli i pagës minimale në një nivel më të lartë që do të thotë se ata nuk merrnin pagën minimale të deklaruar por më shumë.

Mendojmë se është e udhës t’i pyesin shqiptarët mos vallë është më mirë që njëherë në vit të gjitha pagat të bëhen publike. Vendet që e bëjnë këtë disa vende, dhe thonë se kjo ka efektin më të madh vetërregullues brenda përbrenda sistemit, ne mendojmë se kjo është shumë e vërtetë se e shohim se impakti i kësaj ngjarje dhe punës së bërë pas kësaj ngjarje… Ideja se pagat mund të bëhen publike çdo vit njëherë në vit është një ide që nuk mendoj se duhet ta aplikojmë me të thënë e me të bërë, por ia vlen të konsultohet opinioni publik”, tha Rama.

Kryeministri publikoi edhe rezultatet e luftës anti informalitet pas publikimit të pagave online të të gjithë të punësuarve. Sipas tij 25% e bizneseve, duke deklaruar pagat e rregullta, kaluan punonjësit nga pagat e ulëta në pagat mesatare.

“Ju të gjithë e keni parasysh çfarë efekti pati dalja e pagave në publik që përveç anës së saj negative, kishte edhe një anë jo të vogël pozitive, sepse u gijthë opinioni u ballafaqua me një realitet që ishte pasqyrë e një deformimi të madh për të cilin jemi të vetëdijshëm. Sikundër e bëmë me vetëdije ngritëm njësinë kundër informalitetit për të zhvilluar një process kontrolli të detajuar dhe për të na dhënë një analizë të të gjithë situatës”, tha Rama.

“Pagat që u bënë publike nuk janë pasqyra reale dhe vetëm nga ky korrektim i bërë nën presionin e opinionit publik mbi të gjitha bizneset, por edhe si rezultat i një shtyse të fortë që u munduam ti japim biznesit, kemi një rritje të pagës mesatare në Shqipëri. Kemi mbi 25% të punësuarve në Shqipëri që kanë kapërcyer nga niveli i pagës minimale në një nivel më të lartë. Ata nuk merrnin në fakt pagën minimale të deklaruar, por merrnin më shumë të gjithë. Ndërkohe perceptimi negative mbi ekonominë dhe mbi biznesin vetë për shkak të këtyre deformimeve ishte present shumë më tepër se sa duhej”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!