Rrjedhja e të dhënave, eksperti: Cilat janë masat që duhen marrë që të mos ndodhë sërish

schedule19:47 - 23 Dhjetor, 2021

schedule 19:47 - 23 Dhjetor, 2021

Në dy ditët e fundit nga institucionet shtetërore kanë rrjedhur dy databaza që përmbajnë të dhëna sensitive të qytetarëve, si pagat, numrat e telefonit dhe të dhëna të kartës së identitetit. Nga kjo rrjedhje të dhënash, sipas ekspertit Shpëtim Shefiti jemi të gjithë të rrezikuar.

Në një bisedë me Jonida Shehun në “Radari Informativ” në ABC, Shpëtim Shefiti theksoi se fokusi i autoriteteve përkatëse tashmë duhet të jetë tek parandalimi i një ngjarje të ngjashme. Kjo sipas tij arrihet duke investuar në mënyrë serioze në modulet e sigurisë.

Po ashtu, sipas ekspertit, kryeministri dhe palët e tjera të përfshira nuk duhet të bëjnë deklarata që komentojnë atë çfarë ndodhi, por duhet të veprohet sa më shpejt për përmirësimin e sistemeve të sigurisë.

“Nga të gjitha nivelet duhet të kishte një reagim emergjent. Pasi në literaturë ka një definicion që hakerat, gjeja e parë që bëjnë është analizimi i vulnerabiliteti i sistemit. Askush s’po e kthen kokën për të mbrojtur sistemi. Nuk po dëgjoj askënd të reagojë e të përmirësojë sistemin.”

I pyetur nëse mendon se bëhet fjalë për një sulm të qëllimshëm politik, Shpëtim Shefiti thotë se nuk beson që ky të jetë rasti. Sipas tij, përdorimi i daljes së kësaj databaze për të bërë politikë është abuzim.

“Në hakerim, nuk ekziston termi që përdoret për politikë, është e ekzagjëruar…duhet të ngrihemi në një nivel tjetër, politika të heqë dorë nga bërja politikë me këto gjëra.”

Por cila do të ishte një zgjidhje e mirë për të shmangur një rrjedhje të tillë të dhënash në të ardhmen?

Shefiti thekson edhe një herë që sistemet online, sidomos ato që mbajnë të dhëna sensitive, duhet të pajisen me module sigurie të certifikuar. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!