TIRANË- Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare, Michael Waltz, shtoi aksidentalisht një redaktor nga “The Atlantic” në një bisedë sekrete në grupin Signal, ku po diskutoheshin operacionet konfidenciale – duke përfshirë sulmet e planifikuara ndaj Houthi-ve të Jemenit.
Grupi përfshinte 18 persona, mes të cilëve Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-ve, Pete Hegseth, i dërguari për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, këshilltari për sigurinë kombëtare, Michael Waltz dhe këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Stephen Miller.
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ledion Krisafi, i ftuar në “Real Story” tha se ky është një veprim amator i sigurisë kombëtare.
“Nga pikëpamja e sigurisë, është një amatorizëm shumë i madh ky që ka ndodhur, tregon se elita e sigurisë së SHBA ka diskutuar një çështje kaq të madhe në telefonat e tyre personal, aq më tepër në Signal. Një prej peronave që ishte në grup, është Steve Witkoff, i dërguar për Lindjen Mesme dhe supozohet është futur në telefonin e tij personal kur ka qenë në Moskë gjatë negociatave me Putin. Kjo do të thotë që rusët të kenë pasur akses në telefonin e Steve Witkoff, i cili ndodhej në Moskë në ato momente dhe diskutimet ishin duke u bërë në signal. Vladimir Putin ka një shprehje se në momentin që hyn në internet nuk ka më siguri”, tha ai./abcnews.al