Rrjedhja e informacioneve të Pentagonit/ SHBA-të kanë spiunuar aleatët dhe armiqtë në të njejtën mënyrë

schedule13:51 - 10 Prill, 2023

schedule 13:51 - 10 Prill, 2023

Dokumentat e klasifikuara të Pentagonit, të cilat u publikuan në internet përgjatë javëve të fundit kanë krijuar një tronditje të thellë pasi u zbulua se Shtetet e Bashkuara kanë spiunuar aleatët dhe armiqtë në të njëjtën mënyrë.

Në mesin e aleatëve të përgjuar ishin Koreja e Jugut, Izraeli dhe Ukraina. Në Kiev Shtetet e Bashkuara kanë përgjuar edhe presidentin e vendit Volodymir Zelensky.

Sa i përket armiqve, Uashingtoni ka  arritur të depërtojë duke kryer akte spiunazhi në Ministrinë Ruse të Mbrojtjes si dhe organizatën ushtarake private Wagner.

Këto akte përgjimi në Rusi janë kryer kryesissht nëpërmjet burimeve njerëzore, që do të thotë se pas rrjedhjes së dokumentave këta të fundit mund të jenë në rrezik.

Të tjera dokumente të cilat kanë rrjedhur nga Pentagoni lidhen me mbrojtjen ajrore të Ukrainës. Teksa vendi bëhet gati të nis një kundëofensivë ndaj Rusisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës vlersojnë se rezervat e raketave Ukrainase që përbëjnë 89% t mbrojtjes së saj mund të shterojnë tërësisht deri më 23 maj .

Nëse diçka e tillë ndodh, parashikohet që Moska të mund të vendosë lehtësisht avinët luftarak dhe bombarduesit e saj në hapsirën ajrore të Ukrainës duke kërcënuar kështu në mënyrë të drejtpërdrejt rezultatin e luftës në terren.

Pas daljes së këtyre  informacioneve secrete, sipas CNN burime pranë presidentit Ukrainas Volodymir Zelensku kanë treguar se Kievi po ndryshon strategjinë ushtarake.

Pentagoni Amerikan ka deklaruar se janë ndërmarrë përpjekje të brendshme institucionale për të vlerësuar ndikimin e rrjedhjes së këtyre informacioneve  teksa po hetohet  mënyra sesi ka ndodhur shpërndarja.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!