Pas rrjedhjes se informacionit të klasifikuar nga Shtëpia e Bardhë mbi planet e Washingtonit për të sulmuar rebelët Houthi të Jemenit, Sekretari Amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth sulmoi gazetarin qe ishte bere pjese e Grupit ne Signal duke e quajtur ate nje mashtrues te diskretituar. Hegseth i cili pasi nxorri zemerimin e tij ndaj Kryeredaktorit te “The Atlantic” Jeffrey Goldberg tha se ne fakt ne kete grup nuk kishte asnje diskutim per plane lufte mes zyrtareve te larte Amerikan.
“Ju po flisni për të ashtëquajturin një gazetar mashtrues dhe shumë të deskretituar që tregtimin e gënjeshtrave e ka kthyer në një profesion here pas here. Ai është ai djali që shet plehra, kjo është ajo çfarë bën ai. Askush nuk po dëronte mesazhe mbi planet e luftës në atë grup dhe kjo është gjithcka që dueht tiu them për këtë çështje.”
Kryeredaktori i Atlantic Jeffrey Goldberg u be pjese e grupit në Signal në 11 mars, katër ditë përpara se Shtetet e Bashkuara të nisnin sulmet ndaj Rebelëve Houthi të Jemenit. Sipas mediave ndërkombëtare dyshohet e Goldberg u shtua në këtë grup nga Michael Walt, këshilltar I Sigurisë Kombëtare.Pervec këshilltarit të sigurisë kombëtare dhe Sekretarit Amerikan të Mbrojtes pjesë e Grupit ishte edhe drejtori I CIA-s John Rattclife si dhe zëvendës presidenti Amerikan JD Vance.
Ky i fundit i cili ka qenë gjithmonë në një linjë me Trump mbi politikën e jashtme, në diskutimet private në këtë grup u shpreh se administrata po bënte një gabim duke ndërmarrë veprime ushtarake ndaj Rebelëve Houthi, duhe dale per here te pare qe prej marrjes se mandatit kunder tij . Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se po heton incidentin e shpërndarjes së këtij informacioni ndërsa vetë Trump deklaroi një ditë më parë se nuk kishte dijeni për këtë incident kur u pyet nga vetë Kryeredaktori i Atlantic. Aplikacioni Signal nuk është një aplikacion i miratuar nga Autoritetet Federale për shpërndarjen e informacioneve sensitive.Në këtë aplikacion përdoruesit mund të zgjedhin që mesazhet e tyre të zhduken në cdo kohë dhe të jenë të disponueshme maksimumi deri në 4 javë. Kjo specifikë e tillë shkel dy lidje Federale që kërkon ruajtjen e të dhënave të qeverisë: Aktin e Rregjistrimeve Presidenciale dhe Aktin Federal të Rregjistrimeve.
Pas rrjedhjes së këtyre informacioneve të ndjeshme dhe publikimit te ketyre bisedave Demokratet kane kerkuar nje hetim të menjëhershëm duke akuzuar qeverinë Trump se ka përdorur aplikacionin “Signal” në një kohë kur taksapaguesit amerikanë paguajnë që qeveria të ketë kanale të sigurta komunikimi. Chuck Schumer, përfaqësuesi I Demokratëve në Senat tha se ajo cfare ka ndodhur eshte nje nder shkeljet me te renda te inteligjences ushtarake qe ka pare prej nje kohe te gjate.